Telegrafi

Bebe Rexha publikon klipin e këngës “Harder” në bashkëpunim me Jax Jones, shfaqet e veshur me fustan nusërie

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, ka publikuar video këngën e re “Harder” në bashkëpunim me Jax Jones.

Ky projekt është sjellë me videoklip, teksa i dedikohet fuqizimit të femrave në shtrat.

Bebe vjen mjaft e veçantë në këtë klip, ndërsa është shfaqur e veshur me fustan nusërie.

Bebe Rexha në klipin e ri/Foto/YouTube

Kjo këngë do jetë në albumin e dytë të artistes 30-vjeçare, që vazhdon deri në debutimin e vitit të kaluar të “Expectations”.

Lexo po ashtu Publikohet kënga e re e Bebe Rexhës me Jax Jones, "Harder" i dedikohet fuqizimit të femrave në shtrat

Videoja tashmë është publikuar në platformën, YouTube, por nuk është e disponueshme për abonentët në Kosovë. /Telegrafi/