Site icon Telegrafi

Bebe Rexha publikon këngën e re “If Only I” me Two Friends dhe Loud Luxury

Thonë se gjërat e mira vijnë nga tre, dhe Two Friends, Bebe Rexha dhe Loud Luxury kanë sjell së bashku një këngë verore sa të përzemërt aq edhe nostalgjike.

Treshja sapo kanë hedhur në treg “If Only I”, një këngë që kujton epokën e muzikës euforike të skenës kryesore që përcaktoi fillimin e viteve 2010.

Para publikimit, kënga debutoi në një lartësi meteorike në festivalin ‘Coachella’, ku Rexha u shfaq si një mysafire befasi gjatë performancës së grupit Two Friends në skenën e madhe të festivalit.

“Hera e parë që takuam Bebe ishte në ‘Coachella’, pak para se të vazhdonim dhe ta këndonim premierë këngën e re”, tha Halper për EDM.

Kjo vjen pak ditë pas Bebe Rexha u bë personazhi më i përfolur në mediat ndërkombëtare për goditjen që mori nga një telefon i hedhur në fytyrën e saj nga një burrë gjatë koncertit të saj në New York.

Ndërkohë, vetëm pak muaj më parë, 33-vjeçarja ka publikuar albumin e saj më të fundit, “Bebe”, me plot këngë të reja – i cili është pritur kryesisht mirë nga publiku. /Telegrafi/

Bebe Rexha, Two Friends dhe Loud Luxury (Foto: Dok/Helix Records)
Exit mobile version