Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
“I’m a mess” titullohet kënga e saj më e re, të cilën ajo e ka publikuar në kanalin YouTube me një klip të veçantë, në versionin e animuar.
Kënga flet për një vajzë e cila është bërë lëmsh, dhe të cilën e ka lënë më pas i dashuri.
Kjo këngë vjen vetëm një muaj pasi Bebe, në bashkëpunim me Ritën, Charli X dhe Cardi B publikuan këngën e tyre më të fundit “Girls”.
Kjo këngë është pritur mirë nga fansat e tyre të shumtë, teksa Rexha duket se do të jetë shumë aktive gjatë verës me këngë të reja.
Ajo së fundmi ka realizuar edhe një tur koncertesh, duke kënduar për fansat e saj të shumtë në Amerikë. /Telegrafi/