Artistja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka publikuar sot (e premte) këngën e katërt nga albumi i ri “Better Mistakes”.
Është fjala për një bashkëpunim me reperin amerikan Lil Uzi Vert, i cili tashmë është lansuar në kanalin zyrtar të saj në YouTube.
Kënga është pjesë e albumit të dytë të këngëtares së njohur, të cilin do ta sjellë të plotë më 7 maj.
“Die for a mban” që në shqip do të thotë “Të vdes për një njeri” tashmë është realizuar vetëm në versionin ‘audio’.
Dyshja e popullarizuar vijnë me një interpretim të mahnitshëm dhe reagimet e fansave ishin të menjëhershme dhe shumë pozitive.
Përveç bashkëpunimit me Lil Uzi, në album përfshihen edhe disa duete të tjera me Travis Barker, Ty Dolla Sign, Trevor Danier, Rick Ross etj.
“Better Mistakes” në tërësi përmban 13 projekte dhe vetëm tri prej tyre janë kompletuar edhe nga ana vizuale. /Telegrafi/