Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, të dielën festoi ditëlindjen e saj të 31-të.
Me këtë rast, ajo mori urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Ndërkohë në po të njëjtën ditë, Rexha mori pjesë në eventin e madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2020, ku prezantoi çmimin “Videoja më e mirë muzikore e vitit”, e cila shkoi për The Weeknd.
Pas mbrëmjes, artistja ka festuar ditëlindjen me miqtë e saj në një festë të organizuar në shtëpinë e saj luksoze, në Los Angeles.
Së fundmi, Bebe Rexha ndau me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi nga festa, ku shihej mjaft glamuroze me dukjen e saj plot stil.
“Ditëlindja ime ishte e këndshme. Faleminderit të gjithëve për gjithë dashurinë. Ju dua”, shkroi 31-vjeçarja në mbishkrimin e fotografive në Instagram.
Nga pamjet ajo duket se ka shkëlqyer në ditëlindjen e 31-të veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë argjendi dhe me flokët e saj bionde bëra me bistekë.
Pranë saj ka qenë edhe qenushi i saj i dashur, Bear, me të cilin ajo është shumë e lidhur.
Urimet e shumta nga ndjekësit e këngëtares në haqpësirën për komente, nuk kanë munguar. /Telegrafi/