Site icon Telegrafi

Bebe Rexha publikon fotografi të realizuar pak çaste pasi ajo ka ardhur në jetë

Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, para pak ditësh ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të.

Ajo e bëri të qartë se nuk i frikohet plakjes dhe s vitet për të janë vetëm numra, me ç’rast publikoi këngën e re “not 20 Anymore”, që përkthyer në shqip i bjen “Jo më 20 vjeçare”.

Duke kujtuar të shkuarën, këngëtarja me prejardhje nga Dibra vendosi që së fundmi, të publikojë një fotografi të realizuar pak çaste pasi ajo ka ardhur në jetë.

Këtë imazh, Bebe Rexha e ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, në të cilin ndiqet nga mbi 9.2 milionë njerëz.

“Nëna ime sapo ma tregoi këtë dhe unë isha e shëmtuar, por mendoj se sapo kam dalë nga një vaginë”, ka shkruar Rexha në mbishkrimin e fotografisë.

Bebe Rexha përndryshe u lind në Brooklyn të New Yorkut më 30 gusht të vitit 1989 si Bleta Rexha (Bebe është emri i saj artistik).

Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Ajo është fëmija i madh i prindërve Flamur dhe Bukurije Rexha, dhe ka një vëlla më të vogël Florentin.

Që në fëmijëri, Bleta është marrë me muzikë që në fëmijëri, por suksesin global e arriti si autore e hitit internacional “The Montser”, të interpretuar nga ikonat e muzikës Rihanna dhe Eminem. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version