Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka organizuar një festë Krishtlindjeje në shtëpinë e saj në Los Angeles.
Me këtë rast, ajo ka ftuar mysafirë të shumtë duke nisur nga familjarët e saj, e deri tek miqtë e shumtë dhe anëtarët e ekipit të saj menaxhues.
33-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, duke treguar atmosferën festive në shtëpinë e saj.
Mes të tjerash, ajo u shfaq në një fotografi duke u puthur me të dashurin e saj prej kohësh, drejtorin e kinematografisë Keyan Safyari.
Ajo gjithashtu pozoi edhe me të ëmën e saj, Bukurije Rexhën, në festën e veçantë e cila vjen pas një viti të suksesshëm në karrierën e artistes shqiptare.
Bebe Rexha përndryshe është shqiptarja e vetme e nominuar këtë vit për ceremoninë më të madhe globale të ndarjes së çmimeve muzikore, “Grammy Awards 2023”.
Ajo lufton për të marrë çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”, ku është nominuar për këngën e saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me DJ David Guetta. /Telegrafi/