Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë këto ditë në Norvegji.
Kjo për shkak se performoi në festivalin “Palmesus”, i cili u mbajt në Kristiansand të Norvegjisë.
Duket se pas paraqitjes së saj dhe dukjes së mrekullueshme ka qenë grimerja nga Kosova, Dafina Neziri.
Ato shihen duke udhëtuar së bashku, derisa në një moment e kanë bërë edhe shqiponjën.
“Është ndryshe suksesi kur e shijoni atë me njerëzit tuaj”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë postimit.
Artistja me origjinë nga Dibra në ndërkohë ka vënë në fund edhe flamurin e Shqipërisë.
Në po të njëjtin festival, asaj i është dhuruar edhe tapet i personalizuar nga kompania kosovare, “ZiuuRugs”.
Bebe po vazhdon të jetë një nga artistet më të kërkuara në tregun ndërkombëtar me suksese të shumta. /Telegrafi/