Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër moment epokal në karrierën e saj.
Ajo ka arritur të publikojë albumin e saj të dytë me titull “Better Mistakes”, që në shqip do të thotë “Gabime më të mira”.
Albumi përmban gjithsej 13 këngë, dhe tashmë është i disponueshëm në mbarë platformat e distribuimit muzikor në botë.
Për këtë album, Rexha është shprehur se ka punuar mbi dy vite, teksa ishte planifikuar të dilte vitin e kaluar, por që pandemia e shtyu atë për një vit.
Këngët e albumit “Better Mistakes” përshkruhen si “të errëta” dhe me temë kryesisht shëndetin mendor – pasi këngëtarja shqiptare ka pranuar se vuan vet nga probleme të tilla si ai i çrregullimit bipolar.
Kjo është dhe arsyeja që albumi erdhi për fansat në muajin maj, i cili ndryshe njihet mbarëbotërisht si muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin mendor.
Në po të njëjtën ditë që publikoi albumin, 31-vjeçarja publikoi edhe një prej klipeve të tij.
Bëhet fjalë për këngën “Break my heart myself”, të cilën ajo e këndon në bashkëpunim me reperin Travis Barker.
Albumi “Better Mistakes” ka shënuar sukses të menjëhershëm dhe deri më tash ka arritur të renditet albumi i parë në disa shtete si: Finlanda, Izraeli dhe Greqia.
Kjo është lista e këngëve të albumit “Better Mistakes”:
1. “Break My Heart Myself” (bashkëpunim me Travis Barker)
2. “Sabotage”
3. “Trust Fall”
4. “Better Mistakes”
5. “Sacrifice”
6. “My Dear Love” (bashkëpunim me Ty Dolla Sign dhe Trevor Daniel)
7. “Die for a Man” (bashkëpunim me Lil Uzi Vert)
8. “Baby, I’m Jealous” (bashkëpunim me Doja Cat)
9. “On the Go” (bashkëpunim me Pink Sweats dhe Lunay)
10. “Death Row”
11. “Empty”
12. “Amore” (bashkëpunim me Rick Ross)
13. “Mama”