Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, di gjithmonë se si të bëjë për vete fansat e saj.
Vetëm pak ditë më parë, ajo ndau me fansat një imazh me aplikacionin hit në internet, “FaceApp”, duke treguar se si do të dukej nëse do të ishte plakë.
Një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi, përmes një tjetër fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
Artistja me prejardhje shqiptare, ka publikuar këtë imazh duke bërë fansat sërish të qeshin me dukjen e saj të plakur.
Ndërkohë, në mbishkrimin e fotografisë Bleta ka shkruar me shaka një shkrim kontrovers, që i bën për të qeshur fansat.
Përndryshe, ajo po shijon suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor “Harder”, të cilin e solli në bashkëpunim me Jax Jones.
Ajo është duke punuar edhe në një këngë të re solo, e cila do të jetë e zhanrit baladë dhe do të publikohet së shpejti. /Telegrafi/