Ajo gjatë këtij viti bëri të ditur se ka bashkëpunuar me markën e të brendshmeve “Adore Me”.
Teksa ndodhemi në prag të festave të fundvitit, e Krishtlindjeve, këngëtarja Bebe Rexha ka prezantuar koleksionin e ri të kësaj marke.
Ylli nga Dibra ka shpërndarë disa fotografi të reja në InstaStory, nëpërmjet të cilave tregon modelin e ri të sytjenave e po ashtu ka vënë në pah gjoksin.
“Definitivisht seti im i preferuar i Krishtlindjeve është sikur jam një dhuratë”, u shpreh biondja.
Adore Me ndërkohë vazhdon të jetë e hapur për përfshirjen në industrinë e modës dhe u shërben miliona klientëve me të brendshmet e saj përfshirëse që sjell të gjitha stilet në të gjitha llojet e trupit.
Për ta bërë botën një vend më gjithëpërfshirës, Adore Me dhe Bebe krijuan një koleksion kapsulë me tre pjesë që feston besimin, inkurajon një aleancë të fortë me komunitetin LGBTQ +, e bën modën e qëndrueshme të arritshme për të gjithë dhe siguron që kjo do të jetë një verë për tu kujtuar.
“Jam krenare që punoj me Adore Me në këtë fushatë sepse ata më duan për atë që jam, format trupore dhe të gjitha”, tha Bebe Rexha . “Shpresoj që t’i frymëzoj gratë ta duan trupin e tyre dhe të ndihen bukur në çdo mënyrë. Unë gjithmonë e kam admiruar përkushtimin e Adore Me për t’i bërë klientët e tyre të ndihen më të sigurt, komod dhe bukur, kështu që të jesh në gjendje të bësh partner me markën ka qenë një përvojë e mahnitshme”. /Telegrafi/