Telegrafi

Bebe Rexha pozon përkrah John Travoltas në MTV Video Music Awards

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë e pranishme mbrëmë në ngjarjen më të madhe të muzikës, MTV Video Music Awards 2019.

Ajo në këtë eveniment ka rrëmbyer çmimin për “Kënga më e mirë ritmike”, që rezulton nga bashkëpunimi i saj me grupin “The Chainsmokers”, projekti i të cilëve titullohet “Call you mine”.

Lexo po ashtu Bebe Rexha i bën krenarë shqiptarët, shpërblehet me çmim në MTV Video Music Awards 2019

28- vjeçarja bëhet shqiptarja e dytë që e fitoi këtë çmim, pasi vitin e kaluar të njëjtin e mori Rita Ora.

Dukja e Bebe Rexhës në MTV Video Music Awards 2019 (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images/Guliver)

Ndër tjerash, Bebe në llogarinë e saj personale, Instagram, ka ndarë edhe një imazh përkrah aktorit amerikan, John Travolta.

Bukuroshja jonë u shfaq mjaft atraktive me një fustan të shkurtër ngjyrë hiri, teksa shkëlqeu në tepihun e kuq të MTV VMAs.

Lexo po ashtu MTV Video Music Awards 2019: Lista e plotë e fituesve

Ndryshe, projekti “Call you mine” me The Chainsmokers është publikuar në fund të muajit maj në YouTube dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 34 milionë klikime. /Telegrafi/

John Travolta dhe Bebe Rexha në MTV VMAs 2019 (Foto: Instagram)