Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë e pranishme mbrëmë në ngjarjen më të madhe të muzikës, MTV Video Music Awards 2019.
Ajo në këtë eveniment ka rrëmbyer çmimin për “Kënga më e mirë ritmike”, që rezulton nga bashkëpunimi i saj me grupin “The Chainsmokers”, projekti i të cilëve titullohet “Call you mine”.
28- vjeçarja bëhet shqiptarja e dytë që e fitoi këtë çmim, pasi vitin e kaluar të njëjtin e mori Rita Ora.
Ndër tjerash, Bebe në llogarinë e saj personale, Instagram, ka ndarë edhe një imazh përkrah aktorit amerikan, John Travolta.
Bukuroshja jonë u shfaq mjaft atraktive me një fustan të shkurtër ngjyrë hiri, teksa shkëlqeu në tepihun e kuq të MTV VMAs.
Ndryshe, projekti “Call you mine” me The Chainsmokers është publikuar në fund të muajit maj në YouTube dhe deri më tani ka grumbulluar mbi 34 milionë klikime. /Telegrafi/