Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka pozuar së fundmi për kopertinën e “Billboard Brasil”.
Bukuroshja me origjinë nga Dibra ka rrëfyer po ashtu për jetën dhe karrierën e saj artistike.
Ajo ka përmendur gjithashtu disa nga filmat e preferuar të Disney si: “The Little Mermaid” dhe “Aladdin”.
“Doja të isha Ariel”, u shpreh ajo përgjatë intervistës.
Veç kësaj, krijuesja e hitit “I Got You” ka treguar edhe për disa nga gjërat që ka kaluar në kohët e fundit.
Biondja po vazhdon akoma të përballet me komente negative për shkak të dukjes së saj fizike.
E njëjta madje më parë tha se e kishte lënë partneri i saj, regjisori Keyan Safyari, për shkak të kësaj.
Sido që të jetë, 34 vjeçarja po punon vazhdimisht për projekte të reja muzikore. /Telegrafi/