Kohëve të fundit është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në shtypin rozë dhe jo më kot.
Fjala është për këngëtaren me famë botërore, Bebe Rexha, e cila për ditëlindjen e 30-të pozoi tërësisht e zhveshur dhe mori kritika të shumta negative.
Megjithatë, bukuroshja shqiptare nuk po ndalet, derisa ka pozuar sërish gjysmë e zhveshur për çështjet e tetorit për prestigjiozen, “Cosmopolitan”.
Biondja vjen mjaft atraktive dhe ky imazh mori pëlqime dhe komente të llojllojshme nga mbi nëntë milionë ndjekësit e saj.
E njëjta vazhdimisht është shprehur se mosha është vetëm numër për të dhe se të tridhjetat e bëjnë edhe më të ‘fortë’, përkundër akuzave që i bëhen ndër vite.
Gjithashtu, ajo për ditëlindje publikoi edhe projektin e ri muzikor “Not 20 Anymore”, i cili në platformën YouTube për vetëm dy ditë ka grumbulluar mbi dy milionë klikime. /Telegrafi/