Telegrafi

Bebe Rexha pozon me fanellën e Snoop Dogg (Foto)

Bebe Rexha është një prej këngëtareve shqiptare më të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

Ajo ka realizuar shumë bashkëpunime duke përfshirë me Justin Timberlake, Rihanna, Nicki Minaj.

Por, së fundi këngëtarja na ka bërë të dyshojmë se “diçka po zihet” mes këngëtares shqiptare dhe reperit amerikan.

Bëhet fjalë për Snoop Dogg, i cili njihet për hitet e shumta në të kaluarën. Bebe shihet të ketë veshur një fanellë me emrin e reperit amerikan ndërsa e ka shoqëruar edhe me fjalët “E gjithë vetëm për fanellën” duke targetuar edhe reperin në llogarinë personale në Instagram.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se për çfarë bëhet fjalë, apo ishte vetëm një fotografi e çastit e Rexhës.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja krahas koncerteve të shumta anembanë globit. /Telegrafi/