Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është gjithnjë shumë e hapur me fansat e saj.
Shpesh, ajo publikon fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, duke mos hezituar të tregojë dukjen e saj apo kilogramët e tepërt në trup.
Së fundmi, Bebe Rexha nuk iu ka rezistuar efekteve të reja të Instagramit, një prej të cilave mundëson që të fryhen buzët përmes filtrit.
Ajo ka publikuar së fundmi një imazh të realizuar me këtë filtër, teksa ka pyetur në mbishkrimin e saj nëse po i plotëson tani standardet e Hollywoodit.
“A i plotësoj tani standardet?”, kanë qenë fjalët e 30 vjeçares në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Me këtë, ajo thumboi një pjesë të mirë të yjeve me famë botërore, të cilët realizojnë ndërhyrje të shumta, veçanërisht mbushje, në tentim për të dalë nga vetvetja.
Por Bebe Rexha ka vepruar ndryshe – ajo i ka qëndruar besnike realitetit, duke mos kryer ndërhyrje të cilat do ta bënin të dilnin nga kornizat e saj të bukurisë natyrale. /Telegrafi/