Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është shumë e pëlqyer për origjinalitetin e saj.
Në asnjë moment, ajo nuk ka ndodhur që të mos shprehet krenare për rrënjët e saj, gjersa të njëjtën krenari e ka edhe kur flet për defektet te vetja ose gjërat që nuk shkojnë tek ajo.
Kënga e saj “I’m a mess”, e publikuar vitin e kaluar e cila u shndërrua në hit, është një dëshmi se artistja me prejardhje shqiptare nuk e pati fare problem të flasë për dobësitë në karakterin e saj.
Ajo gjithashtu është shumë transparente edhe kur bie puna për shfaqjen e linjave trupore, duke mos tentuar asnjëherë t’i fshehë kilogramët e tepërt apo strijat në lëkurë.
Së fundmi, Bebe Rexha, ka publikuar për fansat e saj një fotografi me bikini, ku është shfaqur mjaft atraktive në pushimet që po i kalon në Pureto Rico.
Teksa duket tërheqëse në bikini të kuqe, ajo ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se nuk e ka marrë mundimin ta bëjë këtë fotografi me ‘photoshop’, siç realisht bëjnë femrat e Instagramit, kjo pasi ajo nuk dëshiron ta gënjejë veten e saj në atë mënyrë.
“Unë ndoshta duhet të bëja me photoshop stomakun tim dhe ta bëja atë të sheshtë. Unë ndoshta duhet të bëja me photoshop këmbët e mia për t’i bërë ato duken të holla. Unë ndoshta duhet të bëja veten time të dukej më shtatlartë dhe zbukuruar këmbët e mia. Por unë nuk e bëra. Shoqëria vërtetë mund të dështojë me ty. Këtu është ajo se si një grua e vërtetë duket në Instagram pa photoshop”, kanë qenë fjalët e artistes shqiptare.
E njëjta, në fillim të këtij viti kishte dalë hapur me një video duke treguar se shtëpitë e famshme të modës refuzuan dizajnimin e fustanit të saj për në “Grammy Award”, për shkak të përmasave të saj.
Sido që të jetë, duke qenë krenare me veten dhe me linjat e saj trupore, Bebe Rexha zgjodhi një tjetër stilist nga Dubai, i cili dizajnoi fustanin e saj përrallor, për çka edhe u vlerësua si një prej femrave me paraqitjen më tërheqëse në mbrëmjen e “Grammy Awards 2019”. /Telegrafi/