Telegrafi

Bebe Rexha me pozë atraktive para pasqyrës vë në pah gjoksin e saj

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë pa diskutim një nga emrat më të suksesshëm këtë vit.

“Billboard” e klasifikoi këngën e saj “Meant to be” si këngën e tretë më të dëgjuar gjatë vitit.

Bebe Rexha (Foto: Noam Galai/Getty Images/Guliver)

Rexha këtë vit ka shtuar edhe numrin e saj të ndjekësve në rrjetet sociale, teksa vetëm në Instagram numëron afro shtatë milionë sosh.

Lexo po ashtu Bebe Rexha 'elektrizon' publikun në Çikago, shfaqet atraktive në të bardha në koncertin e fundit

Shpesh, ajo preferon të ndajë me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe imazhet provokuese.

Bebe Rexha (Foto: Jeff Schear/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, ajo publikoi për ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive ndërsa pozonte para pasqyrës.

Fotografia e realizuar vetëm në formatin bardhë e zi, i mundësoi këngëtares që të vërë në pah gjoksin e saj atraktiv.

Këtë fotografi, ajo e ka realizuar për kopertinën e revistës “Euphoria”, pasi do të jetë pjesë e një prej ballinave të saj dimërore.

Përndryshe, kënga e saj e fundit mbetet “Say my name” të cilën e solli në bashkëpunim me David Guettan dhe J Balvin. Kjo këngë është pritur shumë mirë nga publiku, dhe vetëm deri më tani ka arritur mbi 80 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/