Telegrafi

Bebe Rexha me poza provokuese nga shtrati

Bebe Rexha (Foto: Ian Gavan/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet muzikore, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.

Disa të tilla, këngëtarja shqiptare i ndau së fundmi në orët e vona me ndjekësit e saj në Instagram.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Bëhet fjalë për disa poza të realizuara në shtrat, ku Bebe Rexha shfaqet mjaft atraktive dhe provokuese e veshur në të zeza.

Lexo po ashtu Jo më në të 20-tat, Bebe Rexha: Mezi pres që të bëhem 30 vjeçe - më e mençur, më seksi dhe më e fortë se kurrë më parë

Teksa vë në pah fizikun e saj, artistja shqiptare merr një shikim të mbrehtë para aparatit fotografik, duke ngacmuar kështu imagjinatën e ndjekësve të saj.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ajo të hënën pritet të jetë pjesë e ngjarjes së madhe të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards, ku garon për çmimin “Kënga më e mirë ritmike” me dy projekte muzikore: “Say my name” dhe “Call you mine”. /Telegrafi/