Bebe Rexha gjithnjë ka hapur debate për peshën e saj.
Bukuroshja shqiptare e cila njihet për të hitet e saj, por edhe për të pasmet, nga disenjatorët shpesh u kritikua.
Kjo pasi që ajo nuk bënte fare përpjekje që të humbiste peshë, por vetëm merrej me muzikë.
Dhe, qëndrimin e saj duket se Bebe nuk do ta ndryshojë, kështu së paku sipas një postimi të saj në rrjetin social Instagram.
Ajo ka paralajmëruar të gjithë disenjatorët se nuk e ka ndërmend që të dobësohet.
“Numri 8 dhe gjithmonë krenare. Gjithmonë kam dashur që të jem yll i dobët, por kurrë nuk do të jem e tillë. Kështu, për të gjithë disenjatorët mos më dërgoni veshje të juaja me numër t ëvogël. Ato nuk do të më përshtaten dhe unë nuk do ta ndryshoj veten që të përshtatem. Kështu që punoni me mua dhe me prapanicën time të madhe. Ju don, Bebe”, u shpreh ajo.
Bebe Rexha shpesh bën shaka për peshën e saj, por asnjëherë nuk e ka pasur kompleks që t’i tregojë të pasmet gjigante. /Telegrafi/