“Last Hurrah” mbetet një prej realizimeve të fundit të artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha. Projekt ky që u komentua mjaft shumë për skenat provokuese të këngëtares, madje kjo e fundit i kishte acaruar raportet edhe me prindërit e saj.
Dhe tani, këngëtarja shqiptare po vjen me këngë të re në duet me grupin “The Chainsmokers” dhe ky projekt pritet të publikohet të premten.
E njëjta ka publikuar një video në rrjetet sociale, përmes të cilës zbulon një pjesë të shkurtër të kësaj kënge. “Të premten, 31/5”, ka shkruar Bebe.
“Last Hurrah” deri më tani ka mbledhur mbi 52 milionë shikime në kanalin zyrtar të këngëtares në YouTube.
29-vjeçarja javë më parë u bë temë e mediave për fotografitë me bikini që ndau me ndjekësit e saj. Ajo tha se pavarësisht gjithçkaje nuk i intereson që ta gënjejë publikun, duke i modifikuar imazhet e saj me ‘Photoshop’. /Telegrafi/