Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, po i shijon më së miri vitet që ka.
Kështu së paku ka treguar ajo në postimin e fundit të bërë në rrjetin social Instagram.
Artistja me prejardhje nga Dibra, ka publikuar një imazh bardhë e zi, ku shfaqet mjaft e lumtur para kamerës, teksa shkruan në mbishkrimin e saj se nuk ndjehet aspak e shqetësuar që po i afrohet të tridhjetave.
“Unë jam 29 vjeçe, së shpejti për 30 dhe lavire unë ndjehem mirë. Njerëzit janë të përgatitur të ndihen keq për moshën e tyre, veçanërisht gratë! Por unë refuzoj të etiketohen nga një numër. Ndihem sikur po rritem në vetën time të vërtetë. Komentoni me moshën tuaj”, kanë qenë fjalët e këngëtares.
Këngëtarja shqiptare përndryshe do të mbushë 30 vite më 30 gusht të këtij viti.
Ajo e ka nisur karrierën në moshë shumë të re, gjersa përgjatë gjithë këtyre viteve ka korrur suksese të shumta në industrinë e muzikës ndërkombëtare.
Kujtojmë që këtë vit ajo shënoi suksesin më të madh, duke u nominuar për dy çmime “Grammy”, në atë që njihet si mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës. /Telegrafi/