Site icon Telegrafi

Bebe Rexha pjesë e koncertit kundër ndalimit të imigrimit (Foto)

Ndalimi i hyrjes së qytetarëve të shtatë shteteve myslimane në Shtete e Bashkuar të Amerikës, ka bërë të jetë temë edhe e yjeve botërore shqiptarë.

Edhe Bebe Rexha do të jetë pjesë e koncertit “Mirë se vini”, i cili do të mbahet me 3 prill në Los Angeles.

Kështu së paku ka bërë të ditur vetë këngëtarja shqiptare përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka shtuar së është e nderuar që do të jetë pjesë e këtij koncerti.

“E nderuar të jem pjesë e këtij spektakli në mbështetje të ‘natioionwide’ dhe punës së tyre të palodhshme, e cila gjë do të thotë shumë për mua”, ka shkruar Bebe në Instagram.

Theksojmë se të gjitha të ardhurat nga ky koncert do të shkojnë për organizatën jo-qeveritare “American Civil Liberties Union”, misioni i të cilës është që të mbrojë dhe të garantojë respektimin e të drejtave të njerëzve në Amerikë.

Pjesë e këtij koncerti përveç Bebe Rexhës do të jetë edhe Camila Cabello, Daya, Halsey, Imagine Dragons, Incubus, Machine Gun Kelly, Macklemore, Miguel, Mija, Skrillex, Tinashe dhe Zedd. /Telegrafi/

Exit mobile version