Site icon Telegrafi

Bebe Rexha përshëndet me një fotografi të gjithë ata që mendon se ajo kurrë nuk do të bëhej e arrirë në jetë

Bebe Rexha (Foto: Timothy Hiatt/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shpesh rrëmben vëmendjen e ndjekësve të saj me postimet që bën në rrjetet sociale.

Së fundmi, përmes disa shkrimeve të publikuara në InstaStory, Bebe Rexha thotë se përkundrejt dëshirës për t’u dobësuar, ajo po heq me të madhe kjo ngase nuk po mund t’i rezistojë dot ushqimit.

Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, një tjetër fotografi e publikuar disa orë më vonë i ka bërë ndjekësit e saj që të kthejnë vëmendjen nga ajo.

Në fotografinë bardhë e zi, artistja shqiptare shfaqet me një shikim të vendosur teksa merr një pozë sigurie.

“Kjo fotografi shkon për të gjithë ata njerëz që thonin se unë kurrë nuk mund të bëhesha e arrirë”, ka shkruar Rexha në Instagram.

Ndonëse termit “e arrirë” ajo i është referuar me një fjalë të ndytë, kuptimi që ka dashur t’i japë ka qenë ajo i një personi që ka realizuar qëllimet e saj. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Daniel Boczarski/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version