Bebe Rexha tregon gjithmonë me shumë krenari për prejardhjen e saj, prandaj këngëtarja e njohur nuk heziton që të tregoi mbështetje për personazhe të suksesshme shqiptare në botë, nga cilado fushë që vijnë.
Edhe së fundi, 32-vjeçarja përmes një postimi në InstaStory, ka treguar përkrahjen e saj për boksierin shqiptar, Reshat Mati.
Mati do të zhvillojë meçin e radhës më 1 tetor në qytetin italian, Milano, ndërsa po merr mbështetjet të madhe nga shqiptarët, e po ashtu edhe nga ylli i muzikës botërore, Bebe.
“Le të shkojmë”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotografisë ku paralajmërohej meçi i boksierit. Të njëjtin foto e ri-postoi edhe Reshati.
“Faleminderit kushërirë”, ka shkruar Mati sipër imazhit.
Ditë më parë postoi edhe një video të boksierit tjetër shqiptar, Florian Markut, i cili triumfoi ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, për t’u bërë kampion në ‘welterweight’ IBF International. /Telegrafi/