Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka qenë e ftuar së fundmi për të performuar në një nga festivalet më të mëdha në Las Vegas.
Ajo ka kënduar për fansat në festivalin “Life is Beautiful”, ku ka interpretuar një repertoar hitesh të saj.
Interpretuesja e hitit “I’m A Mess” është dukur tejet atraktive me paraqitjen në këtë festival, e veshur me një kostum të zi dhe dekolte të argjendtë.
Teksa shumë nga këngët e saj i këndoi e vetme, asaj iu bashkua në skenë artisti Tyler Hubbard, për të interpretuar bashkarisht këngën hit të saj, “Meant To Be”.
Artistja 34-vjeçare këto ditë ka realizuar edhe xhirimet e klipit “One In A Million” – këngë të cilën e publikoi muajin e kaluar.
Krahas klipit të ri, Rexha do të nisë shumë shpejt turneun “Best F*n Night Of My Life” në kontinentin aziatik dhe më pas atë australian. /Telegrafi/