Bebe Rexha, si shumë prej nesh, ka rrathë të zinj poshtë syve. Këngëtarja u shfaq e pagrimuar në një video për Vogue para se të shpjegonte rutinën e saj të kujdesit ndaj lëkurës dhe grimin e frymëzuar nga David Bowie dhe Debbie Harry
I vetmi korrektor që i mbulon rrathët e zinj është Shape Tape Concealer nga Tarte, i cili kushton 27 dollarë.
“Këshilla ime është ta lini pak minuta pasi e shtroni dhe më pas ta përhapni,” shpjegon Bebe. “Kështu produkti hyn më në lëkurë.”
Ajo e përfundoi grimin me pluhur La Mer translucent, shtoi fondatinën e La Mer, bronzer nga Fenty dhe Dior dhe ‘blush’ nga Kylie Cosmetics.
Fansat vlerësuan faktin që Bebe i tregoi haptazi rrathët e zinj apo fytyrën e pagrimuar.
“Më në fund, një i famshëm që s’ka turp të dalë ashtu siç është,” komentoi dikush. “Bravo që tregohet e sinqertë,” tha një tjetër.
Plot të tjerë u frymëzuan nga guximi i Bebes për të treguar detajet e vërteta të fytyrës.
“Ka kaq shumë vetëbesim. Unë i urrej rrathët e zinj, s’dal nga shtëpia pa u lyer dhe për këtë e kanë fajin gjithë të famshmit që s’kanë asnjë grimcë pigmentimi,” shkruani një komentuese.
Burimi: Page Six