Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.
Bukuroshja jonë po vazhdon të mbajë koncerte anembanë planetit tokë dhe për këtë po ka udhëtime të shpeshta.
Por, deri më sot biondina kurrë nuk ka udhëtuar për në kontinentin australian dhe kjo e kishte bërë tejet nervoz.
E gjithë kjo në saje të 15 orë udhëtimi mbi ujë dhe pas arritjes në destinacion ka falënderuar Perëndinë.
“E bëra në Australi!!!!! Herën e parë këtu !!!! Isha nervoze me fluturimin mbi ujë për 15 orë, por e bëra në mënyrë të sigurt. Falënderoj Zotin! Zoti është i mire!!!!!, ka shkruar ndër të tjerash Rexha në llogarinë personale në Instagram.
Pasi nxori në shitje albumin e parë në karrierën muzikore të quajtur “Expectations”, ajo solli edhe katër projekte të reja.
Këngët janë vetëm në versionin audio dhe tekst, ndërsa nuk dihet nëse do vijnë me video muzikore. /Telegrafi/