Telegrafi

Bebe Rexha për këngën e re: Askush nuk vdes i virgjër

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon me koncerte të njëpasnjëshme në bashkëpunim me bendin Jonas Brothers.

Pos kësaj, bukuroshja jonë po vazhdon të punon me projekte të reja muzikore teksa pohon se ka finalizuar një këngë të re.

Kështu së paku ka treguar biondina jonë përmes llogarisë personale në Twitter duke treguar se për çka bëhet fjalë.

‘Unë vetëm sapo kam shkruar një këngë të re dhe është e dorës së parë. Askush nuk vdes në jetë e virgjër sepse jeta na shkel të gjithëve”, ka shkruar ndër të tjerash 28-vjeçarja.

Ndryshe, Rexha pritet të nis me punët e reja rreth një albumi të dytë muzikor. /Telegrafi/