Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, së fundmi u dha fansave të saj mundësinë që t’i japin sugjerime për disa këpucë dimërore.
Ajo tha se dëshiron të blejë këpucë të përshtatmë dimri ose pandofla, pyeste ndjekësit në Twitter për sugjerimet.
Një nga fansat i kishte shkruar se çfarë rëndësie ka se çfarë i blen, pasi ajo ka shumë para dhe mund të blejë cilat do.
Dhe këngëtarja shqiptare vendosi t’i përgjigjet, duke i shkruar se të harxhosh para për diçka që mund të të mos nevojitet, nuk është e zgjuar, pasi paratë nuk ditohen lehtë.
“Të harxhosh para për dreqin e saj. Nuk është një lëvizje e zgjuar. Nëse nuk i dëshironi vërtet dhe do t’i vishni/përdorni pjesën më të madhe të kohës. Paratë nuk vijnë lehtë. Por shkojnë lehtë”, ka qenë përgjigja e artistes shqiptare.
Wasting money for the hell of it. Is not smart sis. Unless you really really want it and you will wear/ use most of the time. Money don’t come easy. But it goes easy. https://t.co/yjn8myB5lp
— Bebe Rexha (@BebeRexha) January 13, 2021
Bebe Rexha përndryshe ka paralajmëruar se brenda këtij viti do të publikojë albumin e saj më të ri, njëherësh të dytin në karrierë.
31-vjeçarja kishte planifikuar ta publikonte këtë album vitin që shkoi, por meqë situata u përkeqësua për shkak të pandemisë, ajo ndjeu se nuk ishte koha e duhur për të lansuar muzikë. /Telegrafi/