Bebe Rexha, artistja shqiptare me famë botërore, ka lënë pa fjalë ndjekësit e saj me disa fotografi të reja të publikuara në Instagram.
Këngëtarja e njohur shfaqet elegante dhe plot klas, e veshur me një kostum të zi, ndërsa flokët e saj bionde janë stiluar në frymën ikonës së muzikës country, Dolly Parton.
Tutje ajo publikoi edhe një video ku shihej duke folur, por që një pjesë të saj e preu, për të treguar më pas përmes një shkrimi në InstaStory se: “Unë e shkurtova, por isha duke thënë që kjo ‘mace’ nuk është e lirë”.
Ky stil i rafinuar dhe i kuruar deri në detaje vjen vetëm pak ditë pasi Bebe shijoi pushime relaksuese në Karaibe.
Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm për paraqitjen e saj, por edhe për një vendim të rëndësishëm në karrierë – ndërprerjen e kontratës me “Warner Records”, kompani që deri më tani menaxhonte të drejtat e saj autoriale dhe publikimin e projekteve muzikore.
Fansat dhe ndjekësit e saj në rrjetet sociale kanë reaguar me komente pozitive, duke e vlerësuar stilin e saj unik dhe fuqinë që ajo transmeton në çdo paraqitje.
Me këtë ndryshim të ri në imazh dhe në karrierë, Bebe Rexha duket e gatshme për një kapitull të ri të suksesshëm në muzikën ndërkombëtare. /Telegrafi/