Telegrafi

Bebe Rexha paraqitet atraktive, provokon me dekoltenë e hapur

Bebe Rexha është padyshim një nga yjet më të njohura të muzikës në botë dhe ndër këngëtaret më të famshme shqiptare.

32-vjeçarja vlerësohet lartë për vokalin e saj të fuqishëm, ndërsa paraqitjet e saj publike marrin gjithmonë vëmendjen.

Bukuroshja bionde njihet edhe për fizikun e saj, të cilin e ekspozon pa frikë në mënyra të ndryshme, e të njëjtën gjë e ka bërë edhe këtë herë.

Këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria, së fundi postoi një imazh për 10.7 milionë ndjekësit e saj Instagram, ku në fokus ishte fiziku i saj atraktiv.

E veshur me një fustan me dekolte të hapur, Bebe theksoi gjoksin joshëse, ndërsa vendosi një zinxhir qafe të gjatë, grim të theksuar dhe flokë të valëzuara.

Lexo po ashtu Kënga perfekte për t'u zgjuar në mëngjes! Bebe Rexha bashkëpunon me kukullën e famshme për fëmijë

Artistja e hitit “Meant to be” dukej në formë të shkëlqyer, teksa edhe pranoi komplimente të shumta nga ana e adhuruesve.

Së fundi, Bebe ka bashkëpunuar me personazhin e njohur për fëmijë, Elmo, duke realizuar një këngë fëmijësh me personazhin e kukullave për fëmijë, për të motivuar njerëzit që të zgjohen nga gjumi. /Telegrafi/