Bebe Rexha është padyshim një nga yjet më të njohura të muzikës në botë dhe ndër këngëtaret më të famshme shqiptare.
32-vjeçarja vlerësohet lartë për vokalin e saj të fuqishëm, ndërsa paraqitjet e saj publike marrin gjithmonë vëmendjen.
Bukuroshja bionde njihet edhe për fizikun e saj, të cilin e ekspozon pa frikë në mënyra të ndryshme, e të njëjtën gjë e ka bërë edhe këtë herë.
Këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria, së fundi postoi një imazh për 10.7 milionë ndjekësit e saj Instagram, ku në fokus ishte fiziku i saj atraktiv.
E veshur me një fustan me dekolte të hapur, Bebe theksoi gjoksin joshëse, ndërsa vendosi një zinxhir qafe të gjatë, grim të theksuar dhe flokë të valëzuara.
Artistja e hitit “Meant to be” dukej në formë të shkëlqyer, teksa edhe pranoi komplimente të shumta nga ana e adhuruesve.
Së fundi, Bebe ka bashkëpunuar me personazhin e njohur për fëmijë, Elmo, duke realizuar një këngë fëmijësh me personazhin e kukullave për fëmijë, për të motivuar njerëzit që të zgjohen nga gjumi. /Telegrafi/