Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, do të sjellë këtë të premte këngën e saj më të re.
“Call On Me” do të mbajë titullin kjo këngë, e cila është pjesë e albumit të saj të ri “Bebe”, që do të publikohet i plotë më 28 prill.
33-vjeçarja përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ka paralajmëruar se kënga do të jetë gati këtë të premte.
Call On Me, OUT THIS FRIDAY!!! 🚨🚨🚨 #CallOnMe pic.twitter.com/FrNqRMw9Fp
— Bebe Rexha (@BebeRexha) March 27, 2023
Kjo vjen vetëm pak ditë pasi këngëtarja fitoi një çmim në një prej ceremonive më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve në industrinë e muzikës.
Ajo u shpërblye me çmimin “Kënga më e mirë ritmike” në ‘iHeart Radio Music Awards 2023’, për këngën e saj shumë të suksesshme me David Guettan, “I’m Good (Blue)”.
Kjo këngë ka qenë e nominuar edhe në “Grammy Awards 2023”, por fatkeqësisht u mund nga Beyonce në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”.
Albumi i ri i Bebe Rexhës do të vijë dy vite pas publikimit të albumit të saj të dytë në karrierë, “Better Mistakes” në vitin 2021. /Telegrafi/
my third studio album “BEBE” is out april 28!!!!! pic.twitter.com/6zDSlx2daN
— Bebe Rexha (@BebeRexha) March 15, 2023