Site icon Telegrafi

Bebe Rexha paralajmëron klipin e ri me skena provokuese

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këto ditë ka nisur xhirimet e një klipi të ri.

Bëhet fjalë për këngën “Sabotage”, e cila është pjesë e albumit të saj të dytë në ardhje, që do të publikohet i plotë vitin e ardhshëm.

Teksa ka kryer xhirimet e klipit, Bebe Rexha ndau me fansat e saj në Instagram të enjten, një fotografi nga prapaskenat e klipit.

E veshur me një kostum të shkurtër plot shkëlqim dhe me vesh lepurushi në kokë, artistja shqiptare dukej mjaft atraktive dhe provokuese.

Ajo vazhdon t’i mbajë flokët në ngjyrën e kuqe – ndryshim ky të cilin ajo e bëri në klipin e saj paraprak, “Baby, I’m Jealous” në bashkëpunim me reperen Doja Cat.

“Vjen së shpejti”, ka shkruar 31-vjeçarja në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka marrë miliona pëlqime e komente nga ndjekësit e saj.

Bebe Rexha nuk ka qenë shumë aktive gjatë këtij viti pandemik duke publikuar një këngë të vetme, ndërsa ishte pikërisht pandemia globale arsyeja që çoi në shtyrjen e publikimit të albumit të saj për në vitin 2021. /Telegrafi/

Exit mobile version