Telegrafi

Bebe Rexha parakalon në tapetin e kuq të ‘Grammy Awards 2023’, shkëlqen me glamurin e saj

Ka filluar zyrtarisht edicioni i 65-të i ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards”.

E pranishme në këtë mbrëmje është edhe artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Ajo ka parakaluar në tapetin e kuq të ngjarjes që po mbahet në “Crypto.com Arena” të Los Angelesit, me një paraqitje plot glamur.

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2019’ (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for The Recording Academy)

E veshur me një fustan të gjatë rozë të materialit saten dhe me prerje te pjesa e dekoltesë, Rexha ka lënë gjurmë me paraqitjen e saj elegante në ‘Grammy Awards 2023’.

Bebe Rexha përndryshe është sivjet shqiptarja e vetme e nominuar për një çmim në ‘Grammy Awards’.

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2019’ (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for The Recording Academy)

Ajo lufton për të marrë çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm me David Guettan, “I’m Good (Blue)”. /Telegrafi/

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2019’ (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for The Recording Academy)

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2019’ (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for The Recording Academy)

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2019’ (Foto: Jon Kopaloff/WireImage)

Bebe Rexha në ‘Grammy Awards 2019’ (Foto: Lester Cohen/Getty Images for The Recording Academy)