Site icon Telegrafi

Bebe Rexha para nisjes drejt Shqipërisë: Ndoshta do t’i ndërtojmë dy shtëpi, dua t’i vë në duart e duhura mjetet e grumbulluara

Bebe Rexha (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Bebe Rexha i ka postuar disa video para nisjes drejt Shqipërisë, ku do të qëndrojë për ta përcjellë nga afër situatën e krijuar pas tërmeteve atje, si edhe t’i dërgojë fondet e grumbulluara për t’i ndihmuar të prekurit.  

Pas koncertit të përfunduar në Baltimore, ajo ka udhëtuar drejt New Yorkut, nga ku është nisur për në Shqipëri. Këngëtarja ka vetëm një ditë kohë për të qëndruar në Shqipëri, pasi që duhet të kthehet për të mbajtur një koncert në Chicago.

Lexo po ashtu Bebe Rexha prenë biletën më 2 dhjetor drejt Shqipërisë, teksa rrit fondin në 100 mijë dollarë për shqiptarët e prekur nga tërmeti

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, 30-vjeçarja ka folur në lidhje me udhëtimin drejt vendit amë dhe për qëllimet e saja atje.

(Foto: Screenshot/InstaStory/beberexha)

“Objektivi im për këtë udhëtim është që të ngre vetëdijen përmes mediave në gjithë botën dhe të siguroj më shumë ndihmë për vendin dhe të gjej zgjidhjen më të mirë për paratë që i kemi grumbulluar , në mënyrë që të përdoren në mënyrën më të mirë”.

“Ndoshta do të ndërtojmë një shtëpi ose dy, nuk e di, do të shohim sa kushton dhe dua t’i vë në duart e duhura”, është shprehur këngëtarja në një xhirim të publikuar në InstaStory.

Përmes disa videove të publikuara, ajo ka treguar se ka marrë me vete edhe ca dhurata për fëmijët. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/InstaStory/beberexha)
Exit mobile version