Site icon Telegrafi

Bebe Rexha para mijëra fansave: Jam shqiptare (Foto)

Bebe Rexha ka pasur një lidhje të drejtpërdrejt me fansat e saj përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja i është përgjigjur disa pyetjeve të adhuruesve, mes tjerash edhe për prejardhjen e saj.

“Po unë jam shqiptare dhe jam krenare me këtë”, tha Bebe përmes një lidhje direkte në Facebook, transmeton Telegrafi.

Madje për të dëshmuar këtë bëri edhe shqiponjën me duart, ndërsa tregoi se preferon edhe ushqim tradicional shqiptar.

Ajo më tutje tregoi se është duke përgatitur për projekte të reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

bebeb

Exit mobile version