Site icon Telegrafi

Bebe Rexha optimiste: E di që viti 2020 ta shpif, por le të themi se gjërat do të përmirësohen nëse duam të bëhet mirë

Bebe Rexha (Foto: Cooper Neill/Getty Images/Guliver)

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, u tregoi së fundmi fansave të saj arsyen se pse muajve të fundit nuk ka qenë aktive në muzikë.

Ajo bëri të ditur se ka përfunduar thuajse këngët e albumit të saj më të ri, por thjeshtë nuk e sheh si kohën e duhur për ta publikuar, dhe do ta bëjë atë në momentin që bota do të rimëkëmbet pak pas krizës së coronavirusit.

Duke qenë se në përgjithësi viti 2020 po llogaritet si një vi i humbur për shumë njerëz, artistja shqiptare thotë se duhet të jemi më optimistë që të rregullohen gjërat.

Bebe Rexha (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Ajo në një status të pblikuar në rrjetin social Twitter, thotë se viti 2020 ta shpif, por duhet thënë “se do të bëhet më mirë” në qoftë se duam vërtet që gjërat të rregullohen.

Lexo po ashtu Bebe Rexha iu kërkon falje fansave: Më falni që nuk jam aktive, ndjej se nuk është koha e duhur për të lansuar muzikë

“Unë e di se viti 2020 ta shpif, por ne duhet të fillojmë të vendosim pak energji pozitive atje. Nëse të gjithë vazhdojmë të themi se viti 2020 ta shpif, të gjitha ndjenjat tona negative thjesht do ta bëjnë këtë vit më keq dhe më keq. Le të fillojmë të themi se viti 2020 do të përmirësohet. 2020 ta shpif, por do të përmirësohet”, ka shkruar 30-vjeçarja në Twitter.

E njëjta gjatë ditës ndau me ndjekësit edhe shqetësimin për zhdukjen e aktores Naya Rivera, e cila është ende në kërkim nga autoritetet pas zhdukjes së saj misterioze në një liqen në Kaliforni.

“I dashur Zot, të lutem na ndihmo që të gjejmë Naya-n. Kjo është e tmerrshme”, shkroi Rexha në Twitter, duke shpresuar në gjetjen sa më të shpejtë të aktores. /Telegrafi/

Exit mobile version