Telegrafi

Bebe Rexha nuk i shpëton trendit të efekteve të SnapChat, pozon në versionin “mashkull” pranë babait të saj

Bebe Rexha (Foto: Cooper Neill/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, së fundmi rrëmbeu vëmendjen e mediave për shfaqjet e saj atraktive në Instagram.

Ajo pozoi me bikini, duke treguar linjat e saj të vërteta trupore, pa dashur të gënjejë me montimin e fotografive me ‘photoshop’.

Lexo po ashtu Bebe Rexha pozon me bikini duke treguar linjat reale: Mund t'i bëja me ‘photoshop’, por kështu duket në të vërtetë një femër në Instagram

Bebe Rexha përndryshe është mjaft aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Bebe Rexha (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Së fundmi, ajo ka bërë për të qeshur fansat, teksa ka provuar efektet më të fundit në rrjetin social SnapChat.

Bëhet fjalë për filtrat që mund t’i bëjnë vajzat të duken si meshkuj, ose e kundërta: meshkujt të duken si femra.

Bebe Rexha provon efketet e SnapChat, duke parë se si do të dukej në versionin “mashkull” (Foto: Bebe Rexha/InstaStory)

Këngëtarja shqiptare e ka provuar një efekt të tillë në prezencë të babait të saj, Flamurit, ndërsa duke qeshur thoshte në video se tani duket tamam si babai i saj.

Fansat e shumtë të këngëtares kanë qeshur me këto video të saj, ndërsa edhe më qesharake ishte ngjashmëria e krijuar me të atin në versionin “mashkull” të Bebe Rexhës. /Telegrafi/