Bebe Rexha ka publikuar para tre ditësh projektin e ri.
Në fakt bëhet fjalë për videon e këngës ‘I got you’, të cilën e kishte publikuar muaj më parë në versionin audio.
E kjo këngë për 72 orë ka arritur mbi pesë milionë klikime në kanalin e YouTubes.
Kjo gjë ka bërë të ndihet mirë këngëtarja shqiptare, ku edhe ka falënderuar fansat.
Ndryshe, Bebe ka paralajmëruar projekte të reja muzikore gjatë vitit 2017. /Telegrafi/