Bebe Rexha po vazhdon me sukses të ndërtojë një karrierë muzikore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Koncertet e shumta dhe angazhimet në projekte të ndryshme, normalisht po i sjellin edhe të ardhura materiale.
Kjo ka bërë që biondina jonë të jetë e pavarur në aspektin financiar dhe të blejë çka do që i pëlqen.
Kështu së paku ka shkruar në llogarinë personale të Instagramit duke treguar dy shembuj konkret të jetës së vetë.
“Këpucët që kam në këmbët e mia i bleva. Shtëpia ku jetoj e bleva. Sepse nuk varem nga askush. Nuk kam nevoj për ndonjë njeri që të më blejë ndonjë gjë. Kam marrë paratë e mia”, ka shkruar ndër të tjerash Bebe në rrjetet sociale.
Theksojmë se këngëtarja gjatë javës që lamë pas u shpërblye në “Teen Choice Awards”, në kategorinë e muzikës “Country”.
Ndryshe, 28-vjeçarja është duke punuar në projekte të tjera muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/