Është njëra prej këngëtareve shqiptare e cila është kritikuar mjaft shumë për peshën e saj.
Madje, artistja me famë botërore, Bebe Rexha, ishte lënë pas dore edhe nga stilistët të cilët i thanë se nuk duan të punojnë me të për shkak të numrit të madh të rrobave.
Por, Rexha në shumë nga intervistat është shprehur se ndihet mirë me veten pavarësisht atyre që thonë njerëzit.
Së fundmi, bukuroshja jonë në rrjetet sociale ka publikuar një varg videosh teksa shfaqet duke kërcyer dhe ka vënë në pah linjat trupore. Ajo është pranë një pishine nën shoqërimin e miqve të saj, e cila duket se po argëtohet pafund.
Biondja ditë më parë bëri bujë në media me deklaratat teksa ka folur për moshën e saj pasi po afrohet në të tridhjetat.
Sidoqoftë, këngëtarja Rexha pëlqehet mjaft shumë nga publiku për stilin e veçantë muzikor që ka. /Telegrafi/