Ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare që jeton dhe bën karrierë muzikore në SHBA.
Bëhet fjalë për Bebe Rexhën, e cila njihet për një numër të madh të hiteve që ka sjell gjatë viteve të kaluara në rrafshin ndërkombëtar.
Bukuroshja jonë mund të arrij edhe një sukses, por që ka nevojë për ndihmën e fansave dhe publikut të gjerë.
Ajo është nominuar në “Teen Choice Awards”, në saje të këngës së sjell në bashkëpunim me “The Chanismokers”.
“Call You Mine”, titullohet kënga e dyshes, të cilën e kanë sjellë me një video këtë vit dhe deri më tani është shikuar mbi 14 milionë herë në YouTube.
Ndryshe, Rexha është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim si dhe është duke mbajtur disa koncerte muzikore. /Telegrafi/