Telegrafi

Bebe Rexha nominohet në kategorinë “Best Song” të çmimeve MTV EMA

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja jonë ka marrë edhe një lajm të mirë sa i përket karrierës muzikore në arenën e huaj.

Pos Dua Lipës, edhe biondina është nominuar në një kategori të edicionit të sivjetmë të “MTV EMA”.

Rexha mund të dal triumfuese në kategorinë e këngës më të mirë të viti në saje të hitit “Meant To Be”, të cilën e soli në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Theksojmë se kënga e lartcekur deri më tani është shikuar mbi 607 milionë herë në YouTube.

Së fundi, 29-vjeçarja ka pasur një performancë të jashtëzakonshme në shoun televiziv të moderatorit “Jimmy Kimmel Live”.

Lexo po ashtu Provokuese dhe me energji, Bebe Rexha bëri një paraqitje spektakolare në emisionin e famshëm të Jimmy Kimmel

Theksojmë se kolegia e Bebes është e nominuar në katër kategori të ndryshme të çmimeve të këtij televizioni prestigjioz amerikan.

Ndryshe, biondina është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/