Site icon Telegrafi

Bebe Rexha: Njerëzve u pëlqen të ankohen, por më pas nuk dinë si t’ju japin një përgjigje më të mirë kur ju ia kërkoni një të tillë

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram dhe Twitter disa fotografi të reja, ku dukej mjaft atraktive në studio.

Ajo kishte veshur një këmishë të kuqe me katrorë të zinj, ndërsa është dukur mjaft tërheqëse me pamjen e saj prej biondeje.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Tutje, Rexha ka publikuar edhe një status, dedikuar njerëzve që vazhdimisht bëjnë ankesa, por nuk janë në gjendje të japin një përgjigje adekuate kur pyetën për mungesat e tyre.

“Njerëzve u pëlqen të ankohen, por më pas nuk dinë si t’ju japin një përgjigje më të mirë kur ju kërkoni një të tillë”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.

Bebe Rexha përndryshe këto ditë është kthyer në New York te familja e saj, ku mesa duket do t’i kalojë festat e fundvitit me ta.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me David Guettën, “Family”, dhe të albumit “Better Mistakes” që e nxori në shitje këtë vit. /Telegrafi/

Foto: Bebe Rexha/Instagram
Exit mobile version