Site icon Telegrafi

Bebe Rexha nis turneun e koncerteve me “Jonas Brothers”

Bebe Rexha (Foto: Bryan Bedder/Getty Images for iHeartRadio )

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është mjaft e pëlqyer dhe tashmë numëron fansa gjithandej.

Biondja muaj më parë ka njoftuar fansat se do të pjesë e një numri të madh të koncerteve të grupit “Jonas Brothers”, ku nisin që nga sot e deri në tetor.

Ajo është e lumtur për këtë, derisa prezanton dukjen e saj për koncertin e parë në Miami, Florida.

“Gati për koncertin e parë të turneut. Të shkojmë Miami”, ka shkruar Bebe krahas këtij imazhi.

Lexo po ashtu Bebe Rexha pjesë e turneut të "Jonas Brothers"

“Harder” është videoja e fundit e këngëtares shqiptare që deri më tani është shikuar pesë milionë herë në platformën YouTube.

Gjithashtu, artistja Rexha së fundmi u bë pjesë e kampanjës “Love your self”, me anë të së cilës përçon një mesazh për të gjitha femrat duke thënë se “Çdo trup është i bukur”, pasi vazhdon të kritikohet për peshën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version