Telegrafi

Bebe Rexha nis turneun “Best F**n Night Of My Life”, shkëlqen me dukjen dhe performancën e saj energjike

Bebe Rexha në turneun e saj "Best F**N Night Of My Life" (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka pak ditë që ka nisur turneu ne saj të koncerteve, “Best F**n Night Of My Life”.

Fillimisht ajo do të mbajë koncerte nëpër shumë shtete të kontinentit amerikano-verior, për të vazhduar më pas me paraqitjen në disa shtete në Evropë.

Ajo e ka nisur turneun në Phoenix, për të vazhduar më pas me Anaheim, ndërsa sonte (e shtunë) do të jetë në San Diego.

Bebe Rexha në turneun e saj “Best F**N Night Of My Life” (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Ky turne i saj vjen një muas pas publikimit të albumit të saj më të fundit, “Bebe”, i cili është njëherësh albumi i tretë në karrierën e saj.

Lexo po ashtu Bebe Rexha tregon barkun e shëndoshur: Jam në epokën time të shtimit në peshë dhe çfarë?

Këngëtarja e hitit “I’m Good (Blue)” ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga koncertet e para, ku dukej mjaft glamuroze me paraqitjen e saj.

Bebe Rexha në turneun e saj “Best F**N Night Of My Life” (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

E veshur me një kostum rozë plot shkëlqim dhe pamjen e theksuar prej biondeje, 33-vjeçarja është dukur tejet atraktive para audiencës.

Bebe Rexha në turneun e saj “Best F**N Night Of My Life” (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Bebe Rexha përndryshe do të jetë gjatë gjithë verës e angazhuar me turne dhe projekte të reja muzikore. /Telegrafi/