Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është duke mbajtur turneun e saj “Best F*n Night Of My Life”.
Pasi ka mbajtur një koncert të madh në Korenë e Jugut, 34-vjeçarja tani ka performuar në një tjetër koncert gjigant – kësaj radhe në Japoni.
Artistja e shumë hiteve ndërkombëtare, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa imazhe nga koncerti në Osaka, ku audienca shihet të ketë qenë e madhe.
Në videot e publikuara, mund të shihet edhe se si shumë fansa presin me padurim jashtë sallës, për të marrë një autograf nga ylli shqiptar me famë internacionale.
Bebe Rexha është duke mbajtur turneun e saj në kontinentin aziatik, pas atij në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
Ajo ka planifikuar ta përfundojë turneun “Best F*n Night Of My Life” në Australi, me ndalesa në Brisbane, Moore Park dhe Melbourne. /Telegrafi/